Kryeparlamentarja Osmani takon Ambasadorin Kosnett

 

Kryetarja e Kuvendit Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Takimi po mbahet i mbyllur për media, si dhe pas takimit nuk do të ketë prononcim për gazetarët.

Vjosa Osmani një ditë më parë është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht pak më shumë se një muaj, kryetar i Kuvendit ka qenë Glauk Konjfuca, i cili dje është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit