Kryeparlamentarja Osmani takohet me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit   

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nënkryetarët e këtij institucioni, Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi, Fikrim Damka dhe Slavko Simiq, kanë pritur sot në takim delegacionin  e Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA (DFC).

Ky delegacion u përbërë nga Caleb McCarry dhe Brian Martalus, nga zyra e DFC në Uashington, John Jovanoviq, shef i zyrës së DFC në Beograd dhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Në komunikëtë thuhet se delegacioni i DFC-së, njoftoi Kryesuesit e Kuvendit të Kosovës për fushveprimtarinë dhe planet e tyre pas nënshkrimit të zotimeve për normalizimin ekonomik në Uashington.

“Mbështetja e SHBA-va ke qenë historikisht kyçe në çdo proces vendimtar për vendin tonë. Mirëpresim faktin që e keni kuptuar qartë rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit në këtë proces dhe duke vlerësuar lartë çdo projekt investues që do mbështetet nga ana juaj, shpresojmë që këto projekte do realizohen duke pas konsideratë të lartë për fuqizimin ekonomik të grave, aplikimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit dhe duke kontribuar në lehtësimin dhe adresimin e dëmeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga pandemia”, ka deklaruar Osmani.

Tutje në komunikatë thuhet se Kryetarja dhe disa nga nënkryetarët e Kuvendit shtruan nevojën për transparencë në projektet e DFC-së, si dhe sqarim të strukturës dhe instrumenteve të financimit. Poashtu, ata kërkuan sqarime lidhur me studimin e fizibilitetit për liqenin e Ujmanit.​

Më katër shtator të këtij viti Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, priti në takim delegacionin nga Kosova dhe Serbia për të nënshkruar një marrëveshje për normalizim ekonomik ndërmjet këtyre dy vendeve.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen që nuk dihet se çka përmban