Kryeparlamentari Konjufca shpreh ngushëllime për të vdekurit e aksidentit ajror në SHBA

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentin ajror në Uashington të SHBA-së.

“Është shumë pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington DC.” – shkruan Konjufca.

Konjufca ka shprehur ngushëllime edhe për të gjithë popullin amerikan.

“Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur, për aleatin tonë SHBA-në dhe për të gjithë popullin amerikan.” – shkruan tutje ai.

Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në të është përplasur me një helikopter ushtarak dhe për pasojë ka rënë në një lumë në Uashington.

Ka raportime se të paktën 18 trupa janë nxjerrë prej lumit Potomak.

Temperaturat është raportuar të jenë tejet të ulëta dhe e gjithë situata po vështirëson përpjekjet për kërkim-shpëtim.

Autoritetet amerikane janë duke hetuar rastin, ndërsa Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit “Ronald Reagan” i ka ndalur të gjitha fluturimet.

Çfarë dihet për përplasjen e aeroplanit në Uashington?