Kryeparlamentari Konjufca flet për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, pas situatës në Ukrainë.

Konjufca ka thënë se Kosova duhet ta ketë parasysh “skenarin më të keq” që mund të vjen nga Serbia.

“NATO është e pranishme në Kosovë, është marrëveshje tekniko-ushtarake që NATO ka me Serbinë, unë nuk kam frikë të pajustifikuar që kjo marrëveshje mund të shkelet prej Serbisë, por ne duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë të kemi parasysh skenarin më të keq”, tha ai.

Kryeparlamentari ka shtuar se  mendojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet ta rrisë nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit, “duhet ta kenë nivelin altrilik, dhe këtë duhet ta bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n”.

Për shkak të luftës në Ukrainë pas sulmeve të Rusisë, është kërkuar që Kosova bëhet pjesë e Aleancës Veri-Atlantike (NATO).