Foto: Tim Judah/Twitter

Kryeministrja serbe e quan Kurtin ‘Hitleri i Vogël’

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se në bisedën e djeshme me përfaqësuesit e SHBA-ve ka theksuar se Beogradi është i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Kosovë për të cilën ajo ka thënë se është përgjegjëse Prishtina.

“Ne e thamë qartë dje se jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Kosovë dhe se kjo shihet në çdo gjë – sepse në vitin 2021 numri i sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre është rritur për më shumë se 30%. Manastiri i Deçanit është në listën e monumenteve kulturore dhe fetare më të rrezikuara dhe e gjitha kulmoi me faktin se Albin Kurti hoqi të drejtat elementare të njeriut për serbët”, tha Bërnabiq për TV Pink.

Ajo ka përmendur se Prishtina ua ka ndaluar serbëve në Kosovë që të votojnë në zgjedhje, para kësaj në referendum.

“Me provokime të vazhdueshme, ne jemi të shqetësuar për të gjitha këto dhe kërkojmë nga partnerët tanë në BE dhe SHBA që ta marrin seriozisht dhe të na ndihmojnë të ruajmë paqen në Ballkanin Perëndimor”, tha Brnabiq.

Duke komentuar deklaratat e Albin Kurtit, i cili e quajti Vuçiqin “Putin i vogël”, kryeministrja serb e ka quajtur Kurtin, “Hitleri i vogël”.

“Kurti mbron të gjitha tezat e nazistëve nga Lufta e Dytë Botërore, dëshiron dëbimin e plotë të serbëve, heqjen e të drejtave themelore të njeriut, serbët dhe joshqiptarët e tjerë, përpiqet për bashkimin e të ashtuquajturve Kosova me Shqipërinë, krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, dhe kjo është e gjitha që nazistët propaganduan në Luftën e Dytë Botërore, dhe është plotësisht adekuate që Kurti e quajti Hitlerin e vogël – tha Bërnabiq.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur e ka quajtur ‘Putini i vogël’ presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se vendi i tij po vazhdon të arsyetojë krimet e Rusisë në Ukrainë.

Edhe Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me politikanin gjerman, Adolf Hitler duke e quajtur “Hitleri i vogël ballkanik”.

Kurti e quan Vuçiqin “Putini i vogël”