Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, Foto: Balkan Insight/EPA/EFE

Kryeministrja e Serbisë: Serbia nën presionin më të madh që nga viti 1999

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar mbrëmë se Serbia po përballet me presionin më të madh deri më tani, që siç thotë ajo, si reagim ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. 

Brnabiq ka deklaruar për televizionin lokal serb ‘TV Pink’ se Serbia aktualisht është nën presionin më të madh që nga viti 1999, gjë që u shkaktua nga fjalimi i presidentit, në të cilin, siç thotë ajo, ai “e tha” të vërtetën përballë fuqive të mëdha pa emocione të tepruara.

Bërnabiq tha se presionet janë shtuar edhe për shkak të nënshkrimit të planit konsultativ ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se reagimet negative për shkak të atij dokumenti janë të panevojshme, sepse ai nuk është ligjërisht obligativ.

“Sikur ta kishte parë ndonjë nga ata që e kritikojnë dhe sulmojnë Serbinë dhe shpallin deklarata kundër vendit tonë, do ta kishin vërejtur se, ndryshe nga planet e ngjashme, në këtë marrëveshje nuk përmendet as aspekti i sigurisë dhe as ndonjë konsultim për ndonjë bashkëpunim ushtarak”- tha Bërnabiq. 

Ajo shtoi se reagimi në mënyrë disproporcionale i ashpër në lidhje me kuptimin e planit të konsultimit është një tregues se është kërkuar një mënyrë për të reaguar ndaj fjalimit të Vuçiqit në Nju Jork, sepse, shton ajo, disa fuqi të mëdha nuk mund ta duronin të vërtetën e paraqitur nga presidenti. 

“Jam munduar të flas me zyrtarët e BE-së sot, nuk ka hapësirë për bisedë, nuk na dëgjojnë, është shantazh brutal, kërcënime” – tha Bërnabiq.

Ajo tha se për shkak të presioneve që po vuan Serbia, ka shumë politikanë në SNS (partinë e Vuçiqit) dhe anëtarë të qeverisë që duan që vendi ta ndryshojë politikën e tij në mënyrë që presionet të zhduken dhe se presidenti dëshiron që ne ta udhëheqim një politikë të jashtme të pavarur, sado e vështirë të jetë ajo./Blic.rs