Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq arrin në Kosovë (VIDEO)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka arritur në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë ku do t’i vizitojë komunat e zonës veriore të Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në pikën kufitare në Jarinjë, për të raportuar.

Kjo është edhe vizita e saj e parë zyrtare në Kosovë, prej se është bërë kryeministre e Serbisë.

Në Jarinjë në mëngjesin e sotëm, janë parë forca të shtuara të sigurisë, madje aty është parë edhe ekipi i K-9 duke e kontrolluar zonën.

Jarinjë, kontrolle speciale para vizitës së Bërnabiq – VIDEO