Kryeministrja e Italisë ragon pas akteve të dhunës në veri të Kosovës

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka reagur lidhur me sulmin ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, ku disa prej të lënduarve janë italianë.

Përmes rrjetit twitter ajo u shpreh se nuk tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it dhe se duhet të shmangen veprimet e njëanshme nga autoritetet kosovare.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat më të sinqerta për ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira të bëjnë menjëherë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve”- ka shkruar Meloni.

 

Ajo tutje potencoi se angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe se do të vazhdojnë të punojnë me aleatët.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se rreth 25 ushtarë nga kontingjenti shumëkombësh, janë plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

KFOR: Rreth 25 ushtarë janë plagosur në Zveçan