Kryeminstrja e Finlandës Sanna Marin, Fotografi: Politica.eu

Kryeministrja e Finlandës përfaqëson Suedinë në Samitin e BE-së

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin do të përfaqësojë Suedinë në Samitin e BE-së, sepse homologu i saj nga Suedia Stefan Löfven nuk mund të marrë pjesë për shkak të varrimit të nënës së tij.

Kryeministri suedez Stefan Löfven do të humbasë takimin e Këshillit Evropian të kësaj jave për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, sipas agjencisë së lajmeve TT, transmeton Politico.eu.

Marin dhe Löfven janë fqinjë gjeografikë dhe ideologjikë,  të dy udhëheqin partitë socialdemokrate të vendeve të tyre.

Fillimisht i planifikuar që samiti të mbahet më 24-25 shtator, por u shtye  për shkak se presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u karantinua si një masë ndaj COVID-19.

Krerët e BE janë vendosur të diskutojnë marrëdhëniet e bllokut me Turqinë dhe Kinën, situatën në Bjellorusi dhe helmimin e liderit rus të Alexei Navalny, përveç tregut të vetëm, dhe politikën industriale dhe digjitale.