Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri zhvillon bisedë telefonike me homologun grek

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas komunikatës së lëshuar nga ZKM, Hoti dhe Mitsotakis  kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, citohet të ketë thënë Hoti.

Sipas komunikatës, kryeministri Hoti dhe kryeministri Mitsotakis janë zotuar për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë.​