Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri tregon se kur do të shpërndahen 87 milionët shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se fondi shtesë prej 87 milionë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike nga COVID-19 do të shpërndahen deri në fund të këtij viti.

Hoti përmes Facebook-ut është shprehur se në kuadër të këtij fondi, 60 milionë euro do të nisin të shpërndahen nga java e ardhshme.

“Rimëkëmbja po ndodhë! Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri”, thuhet në publikimin e kryeministrit.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka marr vendim që të ndajë 87 milionë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike.

Ndërkaq, Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk po arrin të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së votave të koalicionit qeverisës.

Përmes këtij projektligji, mes tjerash do të mundësohej tërheqja prej 10 për qind e parave nga Trusti.

#Rimekembja po ndodhë!Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java…

Publiée par Avdullah Hoti sur Mardi 29 septembre 2020