Kryeministri Albin Kurti në takim me drejtoreshën e Europol-it, Catherine De Bolle
Kryeministri takohet me drejtoreshën e Europol-it
Kryeministri Albin Kurti është takuar me drejtoreshën e Europol-it, Catherine De Bolle, në Mynih.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takimë është diskutuar për luftimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.
“Gjatë dy viteve të fundit Policia e Kosovë ka zhvilluar 854 operacione policore, ku janë arrestuar 3202 persona, prej të cilëve 301 zyrtarë shtetërorë. Në dy vite qeverisje janë konfiskuar gjithsej 1.8 ton substanca narkotike, nga të cilat 400 kilogram në vitin 2021, si rezultat i operacionit të përbashkët me DEA-n amerikane dhe autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë”-thuhet të ketë thënë kryeministri.
Ndërsa, drejtoresha e Europol-it, De Bolle, thuhet se është shprehur e kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2021 ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Europol, që ia mundëson Kosovës emërimin e një zyrtari të zyrës ndërlidhëse në Europol dhe krijon kanal të sigurtë të komunikimit dhe shkëmbimit të informacioneve.