Imran Khan, ish-kryeministër i Pakistanit

Kryeministri pakistanez uron Kurtin: Pakistani dhe Kosova ndajnë lidhje vëllazërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka pranuar urime nga homologu i tij nga Pakistani, Imran Khan, me rastin e rizgjedhjes në krye të ekzekutivit kosovar.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në urim thuhet se rezultati i zgjedhjeve është manifestim i besimit të madh që populli i Kosovës ka në udhëheqësinë e Kurtit.

Kryeministri Khan tutje shprehet se Pakistani dhe Kosova ndajnë njëra me tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore të cilat tejkalojnë kufijtë gjeografikë.

Në urim ai ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar ngushtë me kryeministrit Kurti në avancimin e marrëdhënieve në shërbim dhe dobi të të dy vendeve.