Kryeministri në detyrë ia vazhdon edhe për tri vite mandatin drejtorit të Doganës

Shefi i qeverisë në shkuarje, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ia ka vazhduar edhe për tre vite mandatin drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Këtë, Haradinaj tha se këtë vendim e mori sipas kompetencave ligjore.

“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite”, ka thënë ai.

“Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tija në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar në Facebook Ramush Haradinaj.

Në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Vendredi 24 janvier 2020