Kryeministri ndërmjet LVV-së dhe LDK-së

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahem më 6 tetor ndërsa deri më tani kanë ndodhur dy koalicione.

Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti i bashkuan forcat për të garuar në zgjedhje ndërsa Fatmir Limaj e mori afër Behgjet Pacollin për t’u bërë kryeministër.

Teksa të gjitha partitë e mëdha janë deklaruar kundër një koalicioni me PDK-në, koalicioni për të cilin po flitët këto ditë është ai në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia e Isa Mustafës vendoi që për kandidate për kryeministër, për herë të parë në historinë e partisë, ta nominoj një grua, Vjosa Osmanin.

Ndërkohë, edhe pse jo zyrtarisht dhe të votuar brenda strukturave partiake, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje është lideri i saj, Albin Kurti.

Diskutimet kanë nis por pika çarse ndërmjet LVV-së dhe LDK-së mbetet pozita kryeministrit.

LDK insiston se i takon ndërsa Vetëvendosje thotë se është partia e parë.