Kryeministri më i vjetër këshillon kryeministren më të re në botë

Malajziani Mahathir Mohamad, kryeministri më i vjetër në botë, tha të martën se do të ishte ide e mirë që kryeministrja më e re në botë, Sanna Marin, të kërkojë këshilla nga “më të vjetrit”.

Marin, 34 vjeçe, ishte e vetmja kandidate për postin e qeverisë pas dorëheqjes së Antti Rinne si shkak i një mocioni mosbesimi ndaj tij nga një parti e koalicionit qeverisës.

“Derisa ne besojmë në idealizmin e të rinjve, është e rëndësishme për ta të marrin në konsideratë përvojën e të vjetërve,” tha Mahathir, 94 vjeçar, në një intervistë për Reuters.

Marin ka pasur një rritje të shpejtë në politikën finlandeze që kur u vendos në krye të këshillit të qytetit të saj industrial Tampere në moshën 27 vjeçe.

Ajo do marrë përsipër postin në mes të valës së grevave 3 ditore, e cila do ndalojë prodhimin në disa prej kompanive më të madhe të Finlandës që nga e hëna.

Mahathir e drejtoi opozitën malajziane në një fitore të paparë në maj të këtij  viti. Është hera e dytë për të si kryeministër i Malajzisë, post ky që e mbajti për 22 vite nga 1981 deri 2003.

Përgatiti: Ardita Zeqiri