Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltari i tij Erolld Belegu - Foto: Facebook

Kryeministri mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur Këshillin e Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e tij të rregullt, që pritet të mbahet sot.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrit, e cila ka njoftuar ndër tjerash se pas mbledhjes do të ketë edhe konferencë për media.

“Në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim e kryeministrit.