Albin Kurti - Gazmend Muhaxheri

Kryeministri Kurti viziton Pejën

 

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, sot ka takuar kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Bashkë më kryeministrin ishin prezent edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ministrja e arsimit Hykmete Bajrami dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.

Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Pejës, kryeministri Kurti është njoftuar për situatën e krijuar nga COVID-19 dhe sfidat me të cilat po përballet komuna dhe qytetarët e Pejës.

Muhaxheri tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta ndihmuar Komunën e Pejës në përballje të krizës.

“Së bashku i bëjmë thirrje qytetarëve të Pejës që ta marrin seriozisht çështjen e virusit, dhe të qëndrojnë në shtëpi duke mos lëvizur pa nevojë as në supermarkete, as ne sheshe dhe as në parqe”, thuhet tutje në njoftimin e kryetarit.