
Kryeministri Kurti uron presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
28.5.2023 - 23:59
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka fituar edhe një mandat për të drejtuar vendin e tij.
Recep Tayyip Erdogan ka shpallur fitoren në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur sot.
Në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Kurti i ka shprehur urimet e sinqerta presidentit Erdogan.
“Ne e vlerësojmë lartë kontributin personal të Presidentit Erdoğan dhe të Republikës së Turqisë në përkrahjen e vazhdueshmë për Republikën e Kosovës” – thuhet në njoftimin e Qeverisë.