Kryeministri Kurti u takua me presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Odile Renaud Basso.

Sipas komunikatës, në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe BERZH-it dhe për planet për të ardhmen dhe fushat e bashkëpunimit.

“Kryeministri Kurti foli për masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë. Po ashtu foli për planet për rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, që do të konkretizohen nesër në mbledhjen e qeverisë me rastin e miratimit të projektligjit, që i hap rrugë një gjëje të tillë. U diskutua edhe për Strategjinë e re të Energjisë, e cila është drejt finalizimit dhe për potencialin e vendit për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se ministri i Financave ka nënshkruar një marrëveshje kredie.

“Në fund të takimit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nënshkroi me BERZh-in Marrëveshjen e Kredisë për projektin “Korniza e Qyteteve të  Gjelbërta 2 Dritarja 2 – Efiçienca e energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë”, thuhet në njoftim,