Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin britanik Nicholas Abbott

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit të Zyrë së Kryeministrit, në këtë takim është biseduar për situatën aktuale në vend, me theks në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin corona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën Ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë”, thuhet në këtë njoftim.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott kanë diskutuar për efektet negative të pandemisë dhe masat fiskale të Qeverisë për zbutjen e këtyre efekteve.