Albin Kurti dhe Nichola Abbott

Albin Kurti në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me  ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në njoftim thuhet që ambasadori Abbot ka uruar Kurtin për postin e kryeministrit.

“Ambasadori Abbott uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë.”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott biseduan edhe për gjendjen me pandeminë, arritjen e vaksinave dhe domosdoshmërinë e respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së  coronavirusit.