Albin Kurti, Michael Ludwig

Kryeministri Kurti u mirëprit nga kryetari i Vjenës, Michael Ludwig

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga kryetari i Vjenës, Michael Ludwig, që i paraprin Samitit të Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate bëri të ditur se aty, kryeministri Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, patën mundësi që të shoqërohen dhe të diskutojnë me pjesëmarrësit e Samitit që do të mbahet nesër.