Kryeministri Kurti u dërgon telegram ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, V. K dhe Sh. D.

Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjes në Kaçanik dhe familjes tjëtër në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti u ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë. 

“Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi” ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.

Nga përmbytjet në Gjermani, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës përderisa viktima mban shtetësinë gjermane, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme para dy ditësh.