Kryeministri Kurti tregon se për çka po bisedohet sot në Bruksel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për takimin e sotëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel.

Kurti tha se bisedimet që po zhvillohen sot do të kenë për temë të zhdukurit gjatë luftës së fundit.

“Bisedimet të cilat po zhvillohen në mes të dy kryenegociatorëve, do të kenë në qendër çështjen e të zhdukurve me dhunë dhe kjo nuk pret. Ndërsa për rezultatet konkrete nuk do të kisha priodikuar”, tha Kurti.

Në lidhje me takimin e tij me presidentin e Serbisë, Alekasndër Vuçiq, Kurti tha se kjo varet se si do të shkojë kjo javë e bisedimeve në Bruksel.

Kryeministri Kurti sot përmes një konference për media ka prezantuar ministrin e ri të Shëndetësisë. Ai është Rifat Latifi, një mjek i njohur shqiptar që ka vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Albin Kurti e zëvendëson Arben Vitinë me mjekun shqiptar nga Amerika