Foto: KALLXO.com.

Kryeministri Kurti tregon sa do të jetë buxheti i Komunës së Prishtinës për 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2023 planifikohet të jetë 109 milionë euro.

Nga këto, 66 milionë për shpenzime operacionale dhe 43 milionë për shpenzime kapitale.

Këto të dhëna kryeministri Kurti i shpalosi gjatë një takim që po mban me qytetarët e Prishtinës, ku po bën prezantimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2023.

Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Për Komunën e Prishtinës buxheti  për 2023 është 109 milionë euro: 66 milionë euro për shpenzime operacionale dhe 43 milionë për shpenzime kapitale. Gjithashtu edhe 51 milionë euro  nga projektet kapitale të gjashtë ministrive  që do të zhvillohen në Prishtinë, përveç se dihet që 5.5 milionë eurove janë për Universitetin  të Prishtinës” – tha kryeministri Kurti.

Kurti tha se Komuna e Prishtinës nuk e ka shpenzuar 32% të buxheti nga 2021 dhe 51% të buxheti të vitit 2022.

Këto të dhëna kryeministri Kurti i shpalosi gjatë një takimi që po mban me qytetarët e Prishtinës, ku po bën prezantimin e buxhetit për 2023.

Kurti tha para qytetarëve se buxheti i Kosovës për 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro. Ndërsa tha se buxheti për komunat do të jetë 100 milionë euro më i lartë se i vitit vitit të kaluar, nga 560 milionë euro në rreth 660 milionë euro.

Ndërsa, ministri i FPT, Murati tha se ndoshta vetëm disa ministri e kanë buxhetin më të lartë sesa Prishtina, prandaj uroi që ky buxhet të shfrytëzohet për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Prishtinës.