Kryeministri Kurti takon sot këshilltarin e kancelares Merkel dhe atë të presidentit Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pritet të takojë një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur që takimi do të fillojë në ora 9:00.

Kjo vizitë e këtij delegacioni po ndodhë në kohën kur Administrata amerikanë po kërkon heqjen e menjëhershme të tarifës 100 përqind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, në nëntor 2018, ndaj produkteve nga Serbia si dhe nga Bosnjë-Hercegovina.

Ndërsa, Kurti ka propozuar heqjen e shkallëzuar të kësaj tarife, për çka ai ka pasur përkrahje nga disa qeveri evropiane.