Kryeministri Kurti takon Miroslav Lajçakun, bisedojnë për dialogun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit në Bratislavë.

Takimi Kureti- Kajçak u zhvillua pas panelit të diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në kuadër të Forumit të Bratisllavës, “Globsec 2022” në Sllovaki.

Zyra e kryeministri të Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi u diskutuan për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve.

“Në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, z. Lajçak folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Kryeministri Kurti dhe Lajçak po marrin pjesë në Forumin e Bratisllavës, “Globsec 2022”.