Foto: Zyra e Kryeministrit
Kryeministri Kurti takoi kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani
06.8.2024 - 14:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Kryetaren e sapo zgjedhur të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani më 06.08.2024.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë takimit, Kuri e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.
“Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”- shkruan në komunikatë.
Ardita Sinani u zgjodh Kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024.