Albin Kurti dhe Peter Welch, ShBA, 21.08.2024, foto ZKM
Kryeministri Kurti takohet me senatorin Peter Welch, flasin edhe për Radojçiqin
Kryeministri kosovar, Albin Kurti është takuar me senatorin amerikan Peter Welch, në kuadër te Konventës Kombëtare Demokratike në të cilën po merr pjesë Kurti.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim u bisedua mbi thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së, zgjerimin e bashkëpunimit, ndërveprimit si dhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA që mbahen më 5 nëntor 2024.
“Kryeministri Kurti e njohu senatorin Welch dhe me zhvillimet në vend dhe progresin demokratik dhe ekonomik që shteti ynë ka arritur në tri vitet e fundit” – thuhet mes tjerash në komunikatë.
ZKM njofton se Welch vizitoi Kosovës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë me ç’rast mbeti i vrarë polici rreshter Afrim Bunjaku.
Kurti në takim ka folur edhe për përballjen me drejtësinë të përgjegjësve të sulmit dhe dorëzimin e Millan Radojçiqit tek autoritetet e Kosovës nga ana e Serbisë.