Kryeministri Kurti takohet me drejtorshën e FMN-së, flasin për investime në infrasktrukturë
26.9.2024 - 09:36
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua në NewYork me Drejtoreshën menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
Në takim sipas Zyrës së Kryeministrit, u fol rreth zbatimit të programeve që ka Kosova me FMN-në si dhe për energjinë e ripërtrishme.
Georgiova citohet të ketë uruar Kosovën për rezultate dhe sukses në qëndrueshmëri fiskale dhe zbatim të programeve të IMF.
“Gjatë bashkëbisedimit, gjithashtu u diskutua rreth mundësive të reja të bashkëpunimit në përmbushjen e agjendës së reformave ekonomike, realizmin e investimeve në infrastrukturë dhe energji, përmirësimin e klimës investimeve dhe avancimin e mjedisit për të bërë biznes” – thuhet mes tjerash në komunikatën e ZKM-së.