Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri Kurti sot viziton selinë e NATO-së në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë sot selinë e NATO-së në kryeqytetin europian.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Aleanca Veriatlantike njoftohet se Kurti do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Shefi i qeverisë kosovare gjatë vizitës në Bruksel, do të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucione të BE-së.