Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Kadri Veselit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Kurti i’u ka shprehur ngushëllime Kadri Veselit dhe familjes së tij.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli”, ka thënë Kurti.

Lajmi për vdekjen e nënës së ish- kryetarit të PDK-së Kadri Veslit u bë i ditur sot.

Kadri Veseli gjendet në qendrën e paraburgimit të  Gjykatës Speciale në Hagë, që nga dita e konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Veseli, Thaçi, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vdes nëna e Kadri Veselit