Kryeministri Kurti pret të mërkurën në takim kryekuvendaren e Shqipërisë
10.9.2024 - 23:42
Kryeministri Albin Kurti do të presë në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, të mërkurën në ora 13:00.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë dhe mediat do të mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.
Në agjendë nuk është përmendur mbajtja e ndonjë konference.
Nesër po ashtu do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë, e cila do të nisë në ora 10:00.