Kryeministri Kurti pranon urime nga homologu belg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,ka pranuar letër urim nga kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, me rastin e marrjes së detyrës së kryeministrit.

Në letër urim, kryeministri De Croo ka thënë se me shumë interesim e ka marrë njoftimin mbi synimet e kryeministrit Kurti lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe modernizimin e ekonomisë.

Të gjitha këto, siç ka thënë ai, janë në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri i Belgjikës ka ritheksuar cilësinë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si edhe gatishmërinë për të punuar bashkë në forcimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.

De Croo është shprehur se do të ishte i lumtur me mundësinë e takimit me kryeministrin Kurti në vizitën e tij të ardhshme në Bruksel.