Kryeministri Kurti: Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore

Kryeministri i Kosovës Albin Kuri ka shkruar në Facebook, se vdekja e Nexhmije Pagarushës i ka lënë të gjithë me sy të njomë.

Kurti ka thënë se Nexhmije Pagarusha ka lënë pas vetes më shumë vepra se sa vite jete.

“Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë. Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve. Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra. Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.