Kryeministri Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë
Gjendja e sigurisë në vend ka mbledhur Këshillin e Sigurisë të Kosovës me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar që takim u diskutua rreth çështjes së sigurisë së përgjithshme në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim, dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.
Në lidhje me këtë çështje shkruan se institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
“Ato do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik”- shkruan në komunikatë.
Verën e 2024-tës po e karakterizojnë temperaturat e larta dhe rreziku për shfaqjen e zjarreve dhe përhapjen e tyre është potencial sipas Policisë së Kosovës.
Më 31.07.2024, Policia organizoi takim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku u diskutua mundësia ligjore e sanksionimit me mospërfshirje në programe të subvencionimit të pronarëve që djegin tokat e tyre.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), bazuar në dy nivelet e qeverisjes, lokale dhe asaj qëndrore, për periudhën paraprake të muajit qershor dhe korrik të vitit 2024, kishte njoftuar që përveç rasteve të izoluara në zjarre të hapura, fushore dhe malore të menaxhuara nga kapacitetet e komunave të prekura, nuk është paraqitur rrezik në nivel vendi nga kjo situatë.