Screenshot: Albin Kurti/Facebook

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Çeki

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský  e më pas kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.

Po ashtu, në njoftim është bërë e ditur se sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, do t’i dorëzojë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

“Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek” – thuhet në njoftim.

Çka pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE?