Kryeministri Kurti i komenton protestat e qytetarëve në ballkone

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar protestat e qytetarëve të Kosovës për dy ditë rresht tashmë nga ballkonet e tyre duke bërë zhurmë me enë e gjësende tjera.

Ai ka thënë se po të mos ishte gjendja me coronavirus, qytetarët e Kosovës do të protestonin edhe ndryshe, për shkak të krizës politike.

Kështu tha Kryeministri në konferencën e sotme kur u pyet lidhur me protestat e qytetarëve tash e dy netë rend përmes ballkoneve.

“Qytetarët e Republikës, ndoshta po të mos ishte virusi, do të protestonin edhe ndryshe. Ata po protestojnë nga shtëpitë e tyre dhe po tregoinë se po e respektojnë qëndrimin në shtëpi”, tha Kurti.

Kurti ndërkaq nuk u përgjigj në pyetjen nëse ndihet përgjegjës për krizën e krijuar politike.

Vendi po përballet me krizë politike pasi LDK inicioi votë mosbesimi për qeverinë Kurti i cili paraprakisht shkarkoi një ministër nga rradhët e LDK-së. Kjo u bë në vazhdën e mospajtimeve të partnerëve të koalicionit kryesisht lidhur me heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës