Foto: ZKM

Kryeministri Kurti emëron Avni Zogianin zëvendësministër të Infrastrukturës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar Avni Zogianin, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka thënë se këta dy sektorë, Infrastruktura dhe Ambienti, do ta kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë.

Ndërsa dje, Taulant Kryeziu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Integrimeve Europiane, që udhëhiqet nga Blerim Reka.

Taulant Kryeziu emërohet zëvendësministër i Integrimeve Europiane