Qeveria Kurti II

Kryeministri Kurti emëroi edhe 3 zëvendësministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë: Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Deri më tani, me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, janë emëruar 18 zëvendësministra.

Kurti emëron edhe 8 zëvendësministra