Kryeministri Kurti: Do të shkoj në veri, por pa FSK-në

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë që do të shkojë në veriun e Kosovës por ‘pa FSK-në’.

Kurti ka insistuar se duhet një sqarim se kush e ka kërkuar marrëveshjen.

“Në këtë letër-këmbim që kam, shihet që është zotim i njëanshëm. Prandaj është e rëndësishme që të merret vesh, kush e kërkoi një zotim të tillë, ndoshta e ka kërkuar Serbia”, tha ai.

Kuri ka paralajmëruar se do të vizitoj veriun për tu takuar me serbët në Kosovë.

“Ne do të fillojmë dialogun prej poshtë, dhe unë me mandatin tim do të shkojë në të gjithë Kosovën përfshirë edhe veriun, por nuk do të shkojë me FSK-në”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak më parë publikoi një letërkëmbim mes Hashim Thaçit dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në vitin 2013 ku Thaçi i garantonte se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të operojë në veri pa leje të KFOR-it.

 

DOKUMENT – Ligji për FSK-në dhe letra e Thaçit në kundërshtim me njëra tjetrën

.