Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Kryeministri kroat nesër në Kosovë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq nesër (e hënë) do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani në orën 12:05 do ta pres në takim kryeministrin kroat, në kabinetin e saj.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, dhe më pas do ketë edhe komunikatë për media”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit ka dërguar agjendën me rastin e vizitës së Plenkoviq:

10:00-10:10 Ceremonia e mirëseardhjes nga Sh.T.z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Prezantimi i delegacioneve përkatëse nga kryeministrat
Mundësi për fotografi dhe pamje të dy kryeministrave para shkallëve/Hyrja VIP e godinës së Qeverisë
Mediat të jenë në ndërtesë të Qeverisë më së largu në ora 9:00

10:10-10:25 Takimi Tête-à-tête
Sh.T.z.Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Sh.T.z.Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Republikës së Kroacisë

10:25-10:50 Takim ndërmjet dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore

10:50-11:35 Takimi i përbashkët me komunitetin e biznesit

11:35-11:50 Konferencë e përbashkët për shtyp i dy kryeministrave