Dyqanet e armëve në Kanada, Foto:Telegrafi

Kryeministri kanadez paralajmëroi ndalimin e shitjes së armëve, qytetarët në mënyrë masive po blejnë

Dyqanet e armëve në Kanada kanë regjistruar rritje të shitjes, pasi që kryeministri Justin Trudeau, ka thënë se do të mbështet ndalimin e shitjes së armëve.

Ai më 30 maj paralajmëroi bllokadë, dhe se deri në vjeshtë mund të hyjë në fuqi ky ligj i shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

“Kemi menduar se do të ketë paksa më shumë interesim për armët, por sigurisht këtë nuk e kemi besuar se do të ndodhë”, tha për Global News, J.R. Cook, që ka në pronësi poligonin e qitjes në Toronto.

Të gjithë pronarët e dyqaneve të armëve nga Ottawa deri në Bregun Perëndimor, kanë paralajmëruar një trend të ngjashëm.

“Në momentin që paralajmërohet një lloj kufizimi apo kontrolli i armëve, të gjithë duan të blejnë armë”, tha për CBC News, Den Shemly, menaxher i Great North Presigne Canada në British Columbia. /Telegrafi