Giuseppe Conte

Kryeministri italian zyrtarizon nesër dorëheqjen

Nesër, në ora 09:00, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri italian Giuseppe Conte do t’i paraqesë kabinetit të tij dorëheqjen nga posti që mban prej 1 qershorit 2018.

“Do të mblidhet nesër në ora 09:00 Këshillit të Ministrave gjatë cilit kryeministri Giuseppe Conte do ti komunikojë ministrave dorëheqjen e tij. Kryeministri Conte do të takohet me presidentin e Republikës Sergio Mattarella”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit italian për oranews.

Sipas Reuters, duke dhënë dorëheqje, Conte dëshiron të shmangë një votim të rrezikshëm në parlament gjatë javës shkaku i një raporti të diskutueshëm mbi gjyqësorin.

Kjo do të merrte më shumë kohë për të bindur disa deputetë për të mbështetur qeverinë, pasi ai humbi shumicën në Senat javën e kaluar./21Media