Giuseppe Conte - Foto: REL

Kryeministri italian uron Hotin

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë telegram urimi nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte. Kryeministri italian mes tjerash u zotua për një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve.

Conte po ashtu u shpreh se me shumë bindje shpreson për rifillimin e shpejtë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Me rastin e zgjedhjes Suaj për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës, dëshiroj që në emrin tim dhe të Qeverisë italiane t’jua përcjell urimet më të sinqerta për detyrën Tuaj prestigjioze. Jam i sigurt se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet shteteve tona do të mund të vazhdojë me ritëm të ri dhe të intensifikohet edhe më tej. Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës. Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Duke ju uruar çdo sukses në përmbushjen e mandatit Tuaj dhe në pritje për t’ju njohur personalisht, jua shpreh përshëndetjet e mia më të ngrohta”, thuhet në telegramin e urimit që Conte i drejtoi Hotit./21Media