Foto: Mario Draghi/Facebook

Kryeministri italian pritet të japë dorëheqje

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, pritet që të japë dorëheqje nga pozita e tij, raporton CNN.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Draghit, ai do të japë dorëheqjen sonte.

Dorëheqja e tij pritet të ndodhë edhe pse ai fitoi besimin e shumicës së deputetëve pas një votimi sot në Parlament, votim që u bojkotua nga partnerët e tij të koalicionit, nga Lëvizja 5-Yje.

“Dua të njoftoj se sot në mbrëmje do t’i paraqes dorëheqjen Presidentit të Republikës”, tha Draghi në deklaratë duke shtuar se “Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më”.