Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinanj.

As në këtë takim nuk pritet të mbahet konferencë për media, sikurse në takimet paraprake që i kishe me liderët e tjerë politik, Memli Krasniqi PDK, Lumir Abdixhiku LDK, Behgjet Pacolli AKR, Fatmir Limaj – Nisma.

Rama gjatë ditës së sotme është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krizat nëpër të cilat po kalojnë Kosova dhe Shqipëria do t’i kalojnë së bashku.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Kurti potencoi se do punojnë për një treg sa më unik.

Kurse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Serbia duhet ta njohë realitetin e Kosovës.

Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se manovrat ushtarake në kufi me Kosovën janë për keqardhje.

Edi Rama: Serbia të njoh realitetin e Kosovës, manovrat në kufi janë për të ardhur keq