Kryeministri i përgjigjet deputetes Musliu: Është shënuar 28 Nëntori

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka dhënë përgjigje deputetes së PDK-së Ganimete Musliu, lidhur me shënimin e 28 Nëntorit.

Hoti tha se aktivitetet që janë shënuar për 28 Nëntorin janë aktivitete standarde zyrtare të qeverisë.

“Deputetes Musliu po i them nëse ke ndonjë barometër për nivelin e patriotizmit që e ka secili këtu në sallë ajo është tjetër gjë e atë barometër mundesh me pas veç ti. Aktivitetet që janë shënuar për 28 nëntorin janë aktivitete standarde zyrtare të qeverisë. Është ndryshe sepse kësaj radhe është një kryeministër tjetër kjo është diferenca që mundesh me pa. Por me gjithë protokollin zyrtar shtetëror është shënuar data 28 Nëntori”, tha ai.

Ganimete Musliu: Për herë të parë pas pavarësisë nuk u shënua 28 Nëntori