Kryeministri i Norvegjisë: Katër ushtarë amerikanë kanë vdekur nga rrëzimi avionit ushtarak

Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Støre tha të shtunën se katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një aksident avioni.

“Me pikëllim të madh morëm mesazhin se katër ushtarë amerikanë vdiqën në një aksident avioni mbrëmë”, tha ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s Përgjigjja e Ftohtë. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e ushtarëve, të afërmit dhe bashkëluftëtarët në njësinë e tyre”, shtoi ai.

Sot është dita e 24 e luftës në Ukrainë. 

Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të Ukrainës dhe të çrrënjosjes së njerëzve që i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.

Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj luftës.

Perëndimi ka vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisë, me qëllim që kjo e fundit të tërheqë forcat nga Ukraina.

Rusia e konsideron luftën në Ukrainë si “operacion special ushtarak./CNN